×
  • Sport
  • Sport

    Debuton me Manchester City në moshën 35-vjeçare… pas 10 vitesh pa luajtur

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 23:23

    Manchester City fitoi titullin kampion në Angli 3 ndeshje përpara fundit të kampionatit dhe kjo gjë i ka dhënë mundësi një 35-vjeçari që të luajë një ndeshje të Premier League për herë të parë pas 10 vitesh.


    Scott Carson u bashkua me ekipin e Pep Guardiolës në vitin 2019, nga Derby County i kategorisë së dytë. Por, vetëm sot ai debutoi me kampionët e Anglisë, në ndeshjen ndaj Newcastle.

    Portieri veteran ka pasur këtë sezon konkurrencën e fortë të Ederson Moraes dhe talentit Zack Steffen, i cili ka qenë titullar në Carabao Cup.

    Më nisjen si titullar të kësaj ndeshjeje, Carson i jep fund edhe një thatësire 10-vjeçare pa një ndeshje në Premier League. Hera e fundit kur kishte luajtur ka qenë me West Bromwich Albion, në vitin 2011.

    Fakt interesant është se Scott Carson është i vetmi lojtar i Manchester City që ka fituar në karrierë trofeun e Champions League. Në vitin 2005, portieri ishte pjesë e Liverpool, që kreu një përmbysje historike ndaj Milanit në finale. Carson ishte rezerva e portierit polak Jerzy Dudek.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!