×
  • Sport
  • Sport

    Deklarohet Berat Xhimshiti, pasi e ndali Romelu Lukakun

    Reporteri
    09 Mars 2021 | 9:18

    Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Xhimshiti, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij e dinin se i priste një ndeshje shumë e vështirë kundër Interit, të cilën e humbën nga një gol i vetëm.


    Përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë Xhimshiti bëri një paraqitje për t’u mbajtur në mend ndaj njeriut më në formë dhe pothuajse të pandalshëm në Serie A këtë sezon, duke i fituar pothuajse të gjitha duelet kundër sulmuesit belg të Interit në San Siro, raporton Gazeta Express.

    Interi e shënoi golin e triumfit falë shkathtësive të Milan Skriniar gjatë një rivënieje nga këndi.

    Përveç se i fitoi gati të gjitha duelet në ajër dhe në tokë me Lukakun, Xhimshiti nuk e lejoi 27-vjeçarin të shënojë në një rast kur ai po dilte përballë portierit në pjesën e parë.

    “Pati shumë duele. Por ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë”, tha Xhimshiti pas ndeshjes.

    “Duhet të jemi më sulmues, por e dimë se mbrojtja e Interit është shumë e fortë.

    Qendërmbrojtësi kuqezi ishte afër edhe të shënon gol për Atalantën por goditja e tij me kokë pas një rivënie nga këndi u ndal nga Marcelo Brozovic në vijën e portës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!