Ish-ylli i Juventusit, Alessandro Del Piero, nuk beson se shoku i vjetër i skuadrës dhe trajneri i Interit, Antonio Conte, është dorëzuar në garë për titull në Serie A këtë sezon, pavarësisht humbjes ndaj rivalit direkt këtë fundjavë.
Trajneri zikaltër tha se ekipi i tij nuk mund të krahasohet me një Juventus që e ka dominuar futbollin italian që tetë vjet, pas disfatës 2:0 ndaj kampionit në fuqi të dielën në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.
Del Piero ndien se Conte, i cili theksoi se po e ndërton skuadrën tullë pas tulle, është më animist tani dhe se do ta ngrejë lart Interin prapa dyerve të mbyllura.
“Nuk besoj që Interi është jashtë garës për titull. Përkundrazi, duke e njohur Conten, jam i sigurt se ai do të jetë edhe më animist”, tha Del Piero për Sky Sport Italia.
“Komentet e tij pas lojës ishim për publikun. Tifozët mund të jenë të zhgënjyer dhe ai donte t’u tregonte atyre se skuadra po bën mirë deri tani. Por jam i sigurt se brenda skuadrës ai flet plotësisht tjera fjalë”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.