Ousmane Dembelé i jep lamtumirën Evropianit. Sipas AFP, sulmuesi i Francës nuk do të mund të luajë deri në fund të kompeticionit, për shkak të dëmtimit në gju që pësoi në ndeshjen ndaj Hungarisë.
Edhe pse ndaj Portugalisë nuk pritej ta niste ndeshjen si titullar, Dembele është element i rëndësishëm për Francën kur hyn në lojë nga stoli.
Kështu, Dembele mbyll një sezon të mbushur me dëmtime, që nuk e lanë të luante shumë minuta edhe me Barcelonën.
Sulmuesi nisi të aktivizohej disa muaj pasi kishte nisur sezoni dhe kur dukej se po fitonte formën optimale, u dëmtua sërish.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.