×
  • Sport
  • Sport

    Demolohen dhomat e zhveshjes të Dritës nga futbollistët e Prishtinës

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 22:02

    Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar mes shumë tensioneve dhe incidenteve.


    Kryeqytetasit janë ndarë tejet të pakënaqur me mënyren e ndarjes së drejtësisë, teksa pas ndeshjes kanë patur akuza të shumta, shkruan Gazetasheshi.com.

    ‘Bardhekaltërit’ kanë aluduar në referimin që u bë në këtë ndeshje me ç’rast Visar Bekaj u përjashtua me të kuq në një rast shumë diskutabil.

    Gjatë protestave pas ndeshjes në drejtim të gjyqtarit kryesor Kreshnik Vula, u lënduan kryetrajneri i Prishtinës, Armend Dallku, mbrojtësi Labinot Ibrahimi dhe disa pjesëtarë të klubit, pasi që u qëlluan me sprej nga Policia e Kosovës.

    Tensionet vazhduan edhe më vonë, teksa futbollistët e Prishtinës nuk mbajtën nervat, teksa demoluan dhomat e zhveshjes ku ishin të vendosur, pikërisht ato të FC Dritës, rivalit direkt për titullin kampion.

    Disa imazhe kanë ardhur në redaksinë e Gazetës “Sheshi”, me ç’rast vërehet se si zhveshtorja e klubit gjilanas është e demoluar tërësisht:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!