×
  • Sport
  • Sport

    Dënohet rëndë kapiteni i Arbërisë që theu mikrofonin pas ndeshjes më Prishtinën

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 17:47

    Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës ka marrë vendim për kapitenin e KF Arbërisë, Labinot Ibrahimi, i cili pas ndeshjes me Prishtinën ka bërë sjellje jo sportive duke e goditur mikrofonin e ‘Art Mmotion’


    Futbollisti është pezulluar pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Gjithashtu nga Komisioni kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari.

    Njashtu klubi dhe lojtari obligohen që të paguajnë dëmin e shkaktuar ndaj kompanisë ‘Art Motion’.

    Më poshtë e keni vendimin:

    LABINOT IBRAHIMI; lojtar i klubit të futbollit ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit me numër të ID kartelës; 015607M86 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 22, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve jo sportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – ARBERIA e zhvilluar me datë 04.11.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë . (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes; qëllimisht e dëmton mikrofonin me wireless dhe mbajtësin e tij, vlera e të cilit është 750 euro sipas përfaqësuesve të kompanisë “Art Motion“. ) Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ;

    PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Labinot Ibrahimi lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020 . Njëherësh klubi- lojtari obligohet që të paguajë dëmin e shkaktuar kompanisë Art Motion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!