×
  • Sport
  • Sport

    Deputeti i ardhshëm i VV-së tregon si të zbulohet mashtrimi me bileta: Janë veç 2 hapa

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 15:22

    Deputeti i ardhshëm nga radhët e Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me keqpërdorimin e shitjes së biletave.


    ‘Fenomeni’ i shitjes së biletave në kohë rekorde deri në 11 minuta, ka prekur opinionin sportiv dhe jo vetëm, pasi edhe kandidati i Vetëvendosjes për deputet ka shpjeguar një mënyrë se si të zbulohet e vërteta, shkruan Reporteri.net

    Sipas Hekuran Muratit, ekzistojnë dy mënyra shumë të lehta se si prokuroria e Kosovës do të mund të zgjidhte problemin e shitjes së biletave.

    “Prokuroria e ka shume te lehte me i ra ne fije se cka po ndodhe me biletat e ndeshjeve te Kosoves. Krej cka duhet me kerku nga kompania qe e ka marre persiper shitjen asht:
    1. Listen me ‘timestamp’ per te gjithe personat qe kan ble, dhe
    2. Pasqyren e llogarise ‘merchant account’, te kompanise
    Me keto dyja, vertetohet nese biletat pernime po shiten per 7 minuta, apo nese ktu ka ndonje dallaver. Dyshimet anojne kah kjo e dyta”, ka shkruar në Facebook Murati.

    Ndryshe, Kosova sot luan ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!