Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka komentur gjendjen e fushës më stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai thotë se fusha është imazhi më i keq që i servohet botës për shtetin e Kosovës.
Sipas tij, është e pakuptueshme se si që 23 vjet pas çlirimit nuk është ndërtuar një fushë futbolli e cila nuk shëndrrohet në moqal sapo bie shi.
Postimi i tij i plotë:
E kuptoj që skemi pas buxhet ta ndërtojmë një stadium olimpik, por që 23 vjet pas çlirimit nuk kemi mundur ta bëjmë bile një fushë futbolli që nuk shëndrrohet në moqal sapo bie një shi kjo asesi të kuptohet.
Shi bie edhe më shumë në Evropë, po kësi fushë moqali nuk sheh as në stadiumet e ligave të katërta.
Kjo fushë është imazhi më i keq që servohet botës për shtetin të Kosovës.
Sportistat tanë po luajnë në ligat më të forta Evropiane, e infrastruktura jonë sportive e mjerueshme.
E pafalshme…
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.