Mosmiratimi i Ligjit për Sponzorizime dhe Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave në seancën e mbajtur më 19 të këtij muaji, e që do të mundësonte mbështetjen e sportistëve ka bërë buje të madhe.
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka publikuar listën e votimeve të deputetëve sa i përket Ligjit për Korporatat që ka të bëjë me mbështetjen e sportistëve.
Sherifi ka bërë me dije se pesë deputetët prezent të seancë të Nismës kanë votuar ‘për’, miratimin e këtij projektligji.
Ai ka ftuar të gjithë deputetët që në seancën e ardhshme të votojnë në mbështetje të këtij ligji.
Postimi i plotë i Sherifit:
Në funksion të së vërtetës së plotë rreth votimit në Kuvend të Ligjit për Sponsorizime dhe Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave në seancën e datës 19. 06. 2019 që do të mundësonte mbështetjen e sportistëve po e publikoj rezultatin e votimit.
Në votim morën pjesë vetëm 53 deputet gjë që pamundësoi kalimin e ligjit.
Siç shihet nga lista e votimit, në seancë kanë qenë prezent 5 deputet të NISMËS Socialdemokrate dhe që të gjithë kanë votuar PËR!
Ftojmë të gjithë deputetët që në seancën e ardhshme të votojnë në mbështetje të këtij ligji.