Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit do të luhet më 9 mars, pas arritjes së marrëveshjes mes Federatës së Futbollit të Italisë dhe Serie A, shkruajnë mediumet italiane.
Disa ndeshje të kampionatit italian është dashur të shtyhen për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.
Ndeshja mes Juventusit dhe Interit ishte paraparë të luhej të dielën e kaluar. Fillimisht u mor vendim për të luajtur ndeshjen pa shikues.
Mirëpo, më pas u vendos të shtyhej ndeshja për një datë tjetër.Në total u shtynë gjashtë ndeshje të xhiros së kaluar, transmeton koha.net.
Pas një takimi mes federatës dhe Lega Serie A të hënën mbrëma, u caktuan datat e reja.
Juventus – Inter luhet të hënën, më 9 mars, me të cilën datë do të luhen edhe ndeshjet Milan – Genoa, Parma – SPAL dhe Sassuolo – Brescia. Sampdoria – Verona luhet më 7 mars, Udinese – Fiorentina më 8 mars.
Për më tepër, kjo nënkupton zhvendosja e ndeshjeve të xhirove tjera, ku xhiroja e parafundit do të luhet në mesjavë (12-14 maj), në mënyrë që edicioni të përfundojë më 24 maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.