×
  • Sport
  • Sport

    Dërgohet në sallën e operacionit ish lojtari i Napolit, pësoi aksident të rëndë

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 21:11

    Ish futbollisti i skuadrës së Napolit të Italisë, Freddy Rincon ka pësuar një aksident të rëndë, përcjell Reporteri.net.

    Aksidenti ka ndodhur në Cali të Kolumbisë, në të cilin ka pësuar ish-futbollisti i Napolit në sezonin 1994-1995.

    Ai është përplasur në një kryqëzim me një autbus.

    Rincon është dërguar me urgjencë në spital dhe u fut menjëherë në sallën e operacionit pas goditjes së pësuar në kokë.

    Anipse informacione ka pak rreth kësaj ndodhie, mësohet se Freddy është mirë.

    Autoritet tashmë po hetojnë edhe shkakun e aksidentit, ndërkohë që ka pasur të plagosur edhe në radhët e pasagjerëve të autobuzit por që për fat të mirë pa pasoja të rënda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!