Trajneri i Francës, Didier Deschamps konfirmoi se do të largohet nga Kombëtarja pas Kupës së Botës 2026, pasi ishte koha për t’i dhënë fund kësaj eksperience.
Federata Franceze e Futbollit konfirmoi se 56-vjeçari, i cili është trajneri më i gjatë i ekipit kombëtar të “Gjelave”, nuk do të kërkojë të rinovojë kontratën e tij që skadon në vitin 2026.
“Unë jam këtu që nga viti 2012 dhe kam planifikuar të qëndroj deri në vitin 2026, pas Botërorit të ardhshëm. Do të përfundojë atje sepse në një moment duhet të përfundojë! Në mendjen time është shumë e qartë! E kam kryer kohën time këtu me të njëjtën dëshirë dhe pasion për ta mbajtur Francën në nivelin më të lartë, por viti 2026 është një kohë e mirë për t’u ndalur.”, tha Deschamps.
Në total, 56-vjeçari e ka drejtuar Franën në 165 takime.
Ish-kapiteni i “Gjelave” Deshamps është një nga tre personat që e ka fituar Botërorin si lojtar dhe si trajner.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.