×
  • Sport
  • Sport

    Deschamps mbron Mbappe pas eliminimit të Francës nga “Euro 2020”

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 9:25

    Përzgjedhësi i Francës, Didider Deschamps ka pranuar se është i lënduar nga eliminimi prej “Euro 2020”.


    Franca u mposht nga Zvicra në penallti, derisa gjuajtjen që nuk arriti ta konkretizoi ishte Kylian Mbappe.

    Deschamps e ka mbrojtur Mbappen duke thënë se askush nuk është i zemëruar me të dhe që ndihet i lënduar pas eliminimit.

    “Kylian edhe pse nuk shënoi gol ishte vendimtar në shumë aksione që kishim, pastaj mori përgjegjësinë për të gjuajtur penalltinë dhe askush nuk është vërtet i zemëruar me të”.

    “Bisedova me lojtarët, e dimë fuqinë e skuadrës, kishim momente magjike”.

    “Më lëndon vërtet, ka shumë keqardhje, ka shumë gjëra që bëmë mirë në këtë ndeshje, por jo të gjitha, nëse mendojmë shumë për këtë ndeshje nuk do na ndihmoj”.

    “Kjo Euro ishte vërtet e vështirë, nuk ka arsye dhe tani kampioni i fundit i Evropës dhe kampioni i fundit i Botës janë në shtëpi, na lëndon, por duhet ta pranojmë”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, edhe e ardhmja e Didier Deschmaps është në dyshime, ngase Federata e Francës mund ta shkarkojë dhe ta zëvendësojë me Zinedine Zidanen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!