×
  • Sport
  • Sport

    Dështon kalimi i Milot Rashicës te Bayer Leverkuseni

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 20:00

    Milot Rashica ishte shumë afër kalimit te skuadra e Bajer Leverkusenit, me këta të fundit që nisën negociatat me lojtarin e ditën e sotme.


    Pikërisht gjatë ditës së sotme u arrit edhe marrëveshja mes palëve, por gjithçka dështoi në fund.

    Shkak për këtë është bërë se merkato në Gjermani është mbyllur në orën 18:00 dhe nuk u mbyllën dhe dorëzuan të gjitha dokumentet në kohë, transmeton gazeta sheshi.

    Në këtë situatë, Rashica është i detyruar të qëndrojë te Verderi dhe shpëtimi i vetëm është kalimi në Premier Ligë, ku disa skuadra kanë shfaqur interes dhe merkato mbyllet në 23:59.

    Situata e krijuar ditën e sotme ka tërbuar së tepërmi Rashicën, që kishte pranuar gjithçka për të kaluar te Leverkuseni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!