Skuadra e Real Madrid duket se nuk do të lejojë transferimin e Gareth Bale në Superligën e Kinës.
Ditëve të fundit është folur për një transferim të mundshëm të Bale në Superligën e Kinës, me skuadrën Jiangsu që kishte shfaqur interesim për anësorin uellsian.
Bale do të përfitonte rreth 1 milionë euro në javë me kontratën potenciale, që do të nënshkruhej për tri vite, por duket se Real Madrid do të anulojë një mundësi të tillë.
Ai madje kishte udhëtuar edhe në Kinë për ta mbyllur marrëveshjen me klubin kinez.
Gazetari i BBC, David Ornstein, mëson se Real Madrid ka refuzuar një marrëveshje për kalimin e lojtarit të tyre në Kinë.
Afati kalimtar në Kinë mbyllet të mërkurën, dhe Bale mund ta humb mundësinë e tij për t’i mbushur xhepat me para.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.