Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi thyen internetin me postimin e bërë me foton e tyre për Louis Vuitton. Megjithatë një detaj duket se na shpëtoi në këtë foto.
Tifozët e shahut kuptuan shpejt se pozicioni i gurëve të shahut nuk ishte caktuar rastësisht, por që imiton një ndeshje të luajtur nga mjeshtrit Magnus Carlsen dhe Hikaru Nakamura në turneun e shahut Norway Chess në vitin 2017. Të dy reaguan në Twitter.
Ndeshja e ikonave të shahut rezultoi në një barazim midis tyre, duke i dhënë fund debatit se kush prej tyre ishte më i mirë. Thënë kjo, vendosja e gurëve hedh poshtë qasjen “Messi apo Ronaldo” për dy nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori.
Second greatest rivalry of our time mimicking the greatest https://t.co/9ncVVgUnzs
— Magnus Carlsen (@MagnusCarlsen) November 19, 2022
Messi dhe Ronaldo nuk kanë fituar kurrë një Kupë Bote për ekipet e tyre përkatëse, Argjentinën dhe Portugalinë. Do të ishte historike sikur të ndesheshin në finalen e këtij turneu, i cili me gjasë do të jetë i fundit për ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.