Gjiganti ekonomik “Devolli Corporation” ia shtrëngoi edhe njëherë dorën atij sportiv, KB Peja, kështu për të shkruar bashkë një sukses që do të mbetet histori në vend.
E për këtë bashkëpunim, tifozët e “verdhezinjve” janë të sigurt që klubi i tyre i zemrës do të jetë edhe me i fuqishëm.
Fatmir Gashi, kryetar i KB Pejës, ka vlerësuar shumë bashkëpunimin me korporatën “Devolli” ndër vite.
“Kur kemi këso kompanish të cilat na përkrahin vazhdimisht si Devolli, tifozët me siguri që do të jenë të lumtur për arsye se stabiliteti i ekipit do të jetë më i fuqishëm. Devolli nuk është që po na jep vetëm këto dy vite, Devolli ka qenë edhe në vitet e 90’ donator i klubeve të ndryshme, jo vetëm të basketbollit, kështu që e kanë traditën e dhurimit”, ka deklaruar Gashi.
Por, sipas Adriatik Kelmendit, anëtar i bordit në “Devolli Corporation”, kjo përkrahje i ka rrënjët e thella në më shumë se tre dekada.
“Kjo që po e bëjmë sot është një konfirmimi kësaj marrëveshje dhe është një histori e gjatë, daton që nga vitet e 90’ kur kanë qenë në kohërat më të vështira dhe mbi të gjitha ideja e ‘Devolli Corporation’ që t’i gjendemi KB Pejës në kohëra të mira dhe më pak të mira”, u shpreh Adriatik Kelmendi nga “Devolli Corporation”, deklaroi Kelmendi.
Synimet e mëtutjeshme të kësaj aleance janë që në të ardhmen të shikohen mundësitë edhe për themelimin e një shkolle dhe akademie të basketbollit, në mënyrë që gjeneratat e reja të vazhdojnë këtë traditë që e ka Peja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.