Leicester City dhe Manchester United kanë luajtur baras 2-2 në kuadër të javës së 15-të në Premier Ligë
‘Djajtë e Kuq’ ishin afër fitores, por festa iu mohua në fund kur Jamie Vardy shënoi një gol për t’ia siguruar një pikë Dhelprave, shkruan Reporteri.net
Marcus Rashford shënoi në minutën e 23-të për të hapur llogarinë e golave, derisa Barnes barazoi shpejt në minutën e 31-të.
Man Utd lead twice but the hosts fight back to earn a point#LEIMUN pic.twitter.com/5CJDEhRP44
— Premier League (@premierleague) December 26, 2020
Bruno Fernandes ritkheu epërsinë e Unitedit në minutën e 79-të, por Vardy ia prishi festën mysafirëve duke barazuar rezultatin në minutën e 85-të.
Pas këtij barazimi Manchester United është në vendin e tretë me 27 pikë, derisa Leicester është në pozitën e dytë me 28 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.