Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka rikujtuar historinë e anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, para dhjetë vitesh, në ditën e fundit të tij si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Sot, dhjetë vjet më parë, në ditën time të fundit si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, realizova një ëndërr që më kishte udhëhequr gjatë gjithë misionit tim në këtë detyrë: anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ky moment, përjetësisht, do të mbetet një nga arritjet më të veçanta dhe sukseset më të dashura në jetën time”, shkruan Krasniqi, krahas postimit në Facebook.
“Sigurisht, ky qëllim i madh nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e miqve të mi të përkushtuar në sport: Besim Hasanit, Driton Kukës, Majlinda Kelmendit dhe gjithë punonjësve e gazetarëve sportiv, të cilët me përkushtim të pashoq kontribuan për këtë ditë historike”, shprehet ai.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.