×
  • Sport
  • Sport

    Dhunë në futbollin shqiptar, sulmohet gjyqtari pas ndeshjes

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 18:50

    Ndeshjet luhen pa tifozë, por incidentet nuk mungojnë, madje edhe kur përfundon loja.


    Mediumi nga Shqipëria “Panorama Sport”, ka raportuar se menjëherë pasi është mbyllur takimi i sotëm në Kurbin, Laçi-Kukësi 3-2, është ushtruar dhunë ndaj arbitrit kryesor të këtij takimi, Kreshnik Bajramaj.

    Dyshohet se personi që ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës ka qenë një prej zyrtarëve të klubit vendas të Laçit.

    Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë reagimi do të ketë nga FSHF dhe vetë Shoqata e Arbitrave pas këtij incidenti në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!