Një video ku shiheshin disa fëmijë që luanin në rrugë, teksa njëri prej tyre spikat me aftësitë e jashtëzakonshme, ka filluar të bëjë xhiron në rrjetet sociale.
Kaio, nga Sao Luis, ishte djali 10 vjeçar që emocionoi të gjithë dhe iu solli në mëndje shumë njerëzve momentet kur ishin të vegjël dhe luanin në rrugë me miqtë e tyre.
Djali i vogël ishte duke luajtur me shokët e tij, teksa fillimisht driblon disa, por nuk ia del të shënojë, teksa bie edhe në një gropë, ku të gjithë ishin këmbëzbathur.
Santos invited young Caio to train with their academy after this video of his amazing skills went viral!
The new Neymar found on the streets of São Paulo?
Good luck, Caio!
⚫️⚪️ pic.twitter.com/8wDBTYTtYv
— footballtalentscout1@gmail.com (@FTalentScout) April 2, 2020
Megjithatë Kaio nuk dorëzohet dhe ngrihet menjëherë, ku pasi merr një pasim shumë të bukur, e dërgon topin në rrjetë në mënyrë spektakolare.
Për fatin e tij të mirë dikush në ato momente po bënte video, e cila më pas u bë virale në rrjetet sociale. Tashmë klubi i madh brazilian, Santos e ka marrë djalin e vogël në akademinë e tyre, pasi mendojnë se do të ketë një të ardhme të ndritur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.