×
  • Sport
  • Sport

    Di Maria thyen rekordin, më së shumti asistime të PSG

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 7:37

    Angel Di Maria është bërë lojtari me më së shumti gola të asistuara (104) në historinë e klubit të PSG-së.


    Argjentinasi asistoi në golin e shënuar nga Kylian Mbappe në finalen e Kupës së Francës dhe kësisoj theu një rekord të klubit, raporton lajmi.net.

    Di Maria njihet për lojën e tij të mirë me top dhe gjithashtu edhe për asistimet e tija të jashtëzakonshme.

    Për këtë rekord, e ka uruar edhe braziliani Neymar, duke postuar një foto në llogarinë e tij në instagram.

    33 vjeçari mund ta zgjasë këtë rekord akoma më shumë, pasi nuk ka indikacione se ai do të largohet nga klubi parisien.

    Lojtari ka tejkaluar Safet Susic, i cili kishte 103 asistime.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!