×
  • Sport
  • -->
    Sport

    “Diallo mund të jetë ‘Ronaldo i ri’ i Manchester Unitedit”

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 9:59

    Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka besimin se transferimi më i fundit i klubit Amad Diallo, mund të krahasohet me kohën kur Cristiano Ronaldo u transferua në “Old Trafford”.


    Unitedi pagoi 37 milionë euro nga Atalanta për Diallon tetorin e kaluar, ndërsa këtë muaj iu bashkua “Djajve të Kuq”, përcjellë lajmi.net.

    Ferdinand shpreson që Diallo të jetë pasuesi i Ronaldos dhe mendon se transferimi i talentit ndodhi njësoi si i portugezit para shumë viteve.

    “Transferuam një fëmijë nga Atalanta dhe shpresoj që bën ndonjë gjë. Nëse sheh si flasin njerëzit që ishin të përfshirë në blerjen e tij, ky fëmijë mund të jetë më i miri në botë”.

    “Këto janë mendimet e njerëzve të Manchester Unitedit që kanë për këtë fëmijë”.

    “Nuk dua t’i vendos presionin e Ronaldos, por askush nuk dinte për Ronaldon kur e blemë, pos njerëzve në Portugali. Ky fëmijë duket njëjtë dhe nëse sheh si flasin njerëzit, bota është për të nëse ia del”, deklaroi ai.

    Ronaldo pavarësisht moshës 35-vjeçare është duke vazhduar të fitoi trofe dhe nëse Diallo arrin vetëm gjysmën e karrierës së pesë herë fituesit të Topit të Artë, do jenë para të shpenzuara mirë për gjigantin anglez.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!