×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Diant Ramaj, “diamanti” tjetër i Kosovës

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 23:40

    Talentët nuk janë më problem për ekipin kombëtar të Kosovës në futboll.


    Kohëve të fundit numri i tyre po rritet vazhdimisht, dhe një i tillë është edhe Diant Ramaj, portieri i Heidenheim.

    Ramaj, 17 vjeçar, ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij të fundit derisa këtë sezon edhe zyrtarisht u fut në skuadrën e parë të ekipit gjerman, pasi edicionin e kaluar ishte pjesë e Heidenheim U19, raporton lajmi.net.

    Gardian kosovar ishte i ftuar si portier i dytë në ndeshjen hapëse të Bundesliga 2 kundër Osnabruck, të cilin ekipi i tij e fitoi 1:3 të shtunën dhe qëndroi në stol për 90 minuta, pa iu dhënë mundësia të debutonte.

    I gjatë 1,86 metra, ai u paraqit dy herë për reprezentacionin e Gjermanisë U18.

    Ramaj e nisi karrierën te Stuttgart, para se në vitin 2018 të kalonte te Heidenheim U19 dhe nga ky sezon ai është pjesë e ekipit të parë, ani pse është vetëm 17-vjeçar.

    Portieri që luan me këmbën e djathtë do ishte një bonus për portën e Kosovës, që ka në kontingjent talentët si Arijanet Muric dhe Visar Bekaj.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!