Diego Costa në telashe. Sulmuesi i Atletiko Madridit u akuzua një vit më parë se nuk kishte paguar rreth 500 mijë euro euro taksa.
Prokuroria spanjolle ka lëshuar një akuzë ditën e sotme për 31-vjeçarin, teksa sipas gazetës prestigjioze “AS” , akuza e ngritur ndaj Diego Costas parashikon gjashtë muaj burg për lojtarin dhe një gjobë prej 500 mijë eurosh.
Seanca gjyqësore është caktuar për të enjten e ardhshme.
Si të mos mjaftonin dëmtimet e shumta, sulmuesi tashmë duhet të përballet edhe me problemet gjyqësore, që kërkojnë ta fundosin përfundimisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.