×
  • Sport
  • Sport

    Diego Simeone mbeti i shtangur, Jurgen Klopp nuk i zgjati dorën shkaku i coronavirusit

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 8:19

    Jurgen Klopp i ka marrë mjaftë seriozisht këshillat për coronaviursin, sidomos atë për dhënien e dorës.


    Liverpooli është nikoqir i Atletico Madridit për ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve, derisa i pari kishte përfunduar 1-0 në të mirë të madrilenëve.

    Trajneri i The Reds fillimisht refuzoi t’u jepte dorën tifozëve të skuadrës që drejton, shkaku i virusit vdekje prurës që ka përfshirë botën, transmeton Telegrafi.

    Por, pas atij veprimi me përkrahësit e tyre, Klopp ka refuzuar t’i jap dorën edhe Diego Simeones, që i zgjati dorën i pari.

    Gjermani më pas trajnerit të Atleticos i afroi bërrylin, në mënyrë që t’i bëjë me dije rreth coronavirusit nuk i jep dorën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!