Iker Casillas sot (e martë) ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesional.
Jose Mourinho, ish trajner i tij te Real Madrid, ka folur për spanjollin, duke e cilësuar në mesin e portierëve më të mirë në botë.
Kujtojmë se raportet e dyshes nuk kanë qenë më të mirat, me Jose Mourinho që kishte vendosur të ulte në bankinë spanjollin, i cili më pas ishte larguar nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Portos në Portugali.
“Inteligjenca dhe pjekuria e tij na kanë bërë që gjithmonë të respektojmë njëri-tjetrin dhe vite më vonë ne madje kemi qenë në gjendje të kultivojmë një miqësi të ndershme”, ka deklaruar Mourinho.
“Ai është një portier historik për Real Madridin, Spanjën dhe futbollin botëror”.
“Me të fitova Ligën e Rekordeve dhe me të kam pasur momente të vështira shkaku i vendimit tim profesional dhe jo personal”.
Vendin e Casillas atëkohë te Real Madrid e pati zënë Diego Lopez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.