Bersant Celina nuk ka startuar në asnjë ndeshje për Swansean që nga rikthimi i futbollit në Angli në muajin qershor
Ylli kosovar ishte një titullar i padiskutueshëm te Swansea gjatë këtij edicioni, por që nga rikthimi i futbollit pas pauzës së pandemisë ai po e ngroh stolin te skuadra uellsiane, shkruan Reporteri.net
Swansea luan me Nottinghamin me fillim nga ora 19:00, derisa edhe këtë takim Celina do ta nis nga stoli.
Duhet kujtuar se Bersanti nuk ka startuar me Swansan në 6 ndeshjet e fundit dhe me këtë sot po bëhen 7 ndeshje që ai i fillon nga banka rezervë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.