Dikur ishte sulmues i njohur. Por tani ka një profesion krejt tjetër. Fjala është për Dario Silvën, ish sulmuesi uruguaian.
Ai në karrierën e tij ka veshur fanellën e Cagliarit në periudhën 1995/1998, Malagës, por edhe përfaqësueses uruguaiane, tashëm punon si kamerier.
Në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, sulmuesi që numëron 114 gola në karrierën e tij si profesionist, zbulon shkaqet që e kanë çuar në këtë pikë.
“Lashë futbollin në vitin 2006, pasi mësova se babait tim i kishin mbetur edhe 3 muaj jetë. Më pas pësova një aksident, ku pata probleme me këmbën dhe mjekët bënë art, duke mundësuar lëvizjen time sërish. Aktualisht punoj si kamarier, pasi menaxherët më kanë marrë thuajse gjithçka”, tregon Dario Silva.
Aktualisht uruguaiani 46-vjeçar jeton dhe ushtron profesionin e kamerierit në qytetin e Malagës, atje ku edhe luajti futboll në vitet 1999-2003.
?¡CAMARERO DE UNA PIZZERIA! Así es la nueva vida de Darío Silva, exjugador de Espanyol, Málaga y Sevilla. #JUGONES pic.twitter.com/QOKAUoI4O2
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 15, 2019
Disa nga golat e sulmuesit në kampionatin italian:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.