Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027. Kjo pritet të zyrtarizohet më 16 dhjetor nga UEFA.
Ndaj kësaj çështje ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili ka thënë se lojtarët shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, e Luginës duhet të refuzojnë të luajnë për kombëtaren derisa Shqipëria nuk e anulon organizimin e ‘EURO 2027’ me shtetin serb, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Lojtarët shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, e Luginës, 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐟𝐮𝐳𝐮 𝐦𝐞 𝐥𝐮 𝐩ë𝐫 𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞𝐧 derisa Shqipëria NUK e anulon organizimin e ‘EURO 2027’ me shtetin serb!
Pranimi i federatës shqiptare me organizu me federatën serbe është ofendim për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Duhet të anulohet dhe poashtu të shkarkohet z. Duka për këtë akt të turpshëm!
𝐕𝐞ç 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐩𝐚𝐫ë 𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐤ë𝐭ë 𝐚𝐤𝐭 𝐭𝐮𝐫𝐩𝐢!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.