Distria Krasniqi do të marrë pjesë në turneun e xhudos, Antalia Grand Prix, i cili nis këtë të premte në Turqi, njofton Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, shkruan Reporteri.net.
Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne, dhe do të garojë në ditën e parë të tij, pra të premten.
23-vjeçarja garon në kategorinë -48 kilogramë.
Përveç garës për medalje, Krasniqi do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.