×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi kalon në rrethin e tretë në Evropian

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 12:52

    Distria Krasniqi ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, shkruan Gazeta Express.


    Xhudistja pejane e mposhti në rrethin e dytë italianen Francesca Giorda, e cila i bëri tri gabime, ndërkohë që Distria fitoi me Ippon.

    Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa tash do ta kërkojë çerekfinalen përmes sfidës ndaj fitueses së duelit tjetër, Abelenda Martinez – Shira Rishony.

    Kosova po përfaqësohet në Evropian me gjashtë garuese.

    Krahas Distria Krasniqit, medalje në këtë garë ka potencial të fitojë edhe Nora Gjakova, e cila po garon po ashtu sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!