Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Ajo në kategorinë -48 kilogramë mposhti në çerekfinale francezen, Shirine Boukli. Në gjysmëfinale takohet me Shira Rishony të Izraelit.
Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova që sot ka mbetur në garë për medalje.
Më herët Flaka Loxha dhe Shigeki Nakamura u ndalën në raundin e dytë. Loxha (-57 kg) shënoi një fitore për t’u mposhtur më pas nga favoritja me përvojë të madhe Jessica Klimkeit e Kanadasë.
Nakamura (-66 kg) u ndalë nga kampioni i Evropës 208, slloveni Adrian Gomboc.
Ndërkohë, Nora Gjakova (-57 kg), u mposht në raundin e dytë nga francezja, Helene Receveaux
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.