Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka publikuar sot renditjen më të re olimpike. Pas garës së Grand Slamit të mbajtur në tri ditët e fundit në Budapest të Hungarisë, xhudistët kosovarë kanë shënuar ngritje.
Distria Krasniqi ka dal e para në kategorinë deri në 48 kilogramë, pas medaljes së artë të fituar të premten. Krasniqi mori 1 mijë pikë të reja, duke e çuar në 6765 numrin e pikëve në total, me të cilat la prapa dy herë kampionen e botës, Daria Bilodid.
Loriana Kuka, që fitoi medaljen e bronztë, ka dalë e 13-ta me 3463 pikë në kategorinë -78 kilogramë.
Akil Gjakova është i 10-ti në kategorinë -73 kilogramë, duke tubuar gjithsej 3447 pikë.
Majlinda Kelmendi, e cila nuk mori pjesë në Grand Slamin e Budapestit, ndodhet e pesta me 4152 pikë në kategorinë -52 kg. Të pesë xhudistët ndodhen brenda normës olimpike Tokio 2020.
Xhudistja Laura Fazliu, e cila po e kërkon normën Olimpike, me pikët e fituara në Grand Slam, është ngritur për tetë vende, duke kaluar në pozitën e 55-të. Për të fituar normën Olimpike, asaj i duhet të jetë diku në mesin e 30 xhudistëve në renditjen olimpike.
Gara e ardhshme për ekipin olimpik është kampionati evropian, që mbahet prej 19-21 nëntor në Pragë të Çekisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.