×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi siguron medaljen në Grand Prix të Portugalisë, mposht portugezen në gjysmëfinale

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 15:35

    Distria Krasniqi nuk do të kthehet pa medalje nga Grand Prixi që po mbahet në Portugali.

    Xhudistja kosovare, në garën e saj në kategorinë -52 kilogramë arriti që të sigurojë një medalje.

    Disi mposhti në gjysmëfinale garuesen portugeze, Joana Diogo, dhe tashmë do të pres për të njohur kundërshtaren e saj në finale.

    Diogo mori e para një pikë pasi rrëzoi Disin, por kosovarja ju përgjigj me recetën e njëjtë për të barazuar shifrat.

    Fundi i përballjes i takoi po ashtu kosovares, e cila ishte më kërkuese në këtë duel. Ajo fitoi me IPPON 16 sekonda para fundit të duelit.

    E arta olimpike synon tashmë të artën në Portugali, në Grand Prix.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!