×
  • Sport
  • Sport

    Distrie Krasniqi u shpall kampione e Evropës, reagon Presidentja: Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 20:03

    Xhudistja e mirënjohur, Distrie Krasniqi, është shpallur sot kampione e Evropës për herë të parë.


    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas këtij rekordi ka reaguar përmes një shkrimi në facebook.

    Osmani thotë se xhudistet e arta të Kosovës me medalje e shpirt po e ngrisin Republikën e Kosovës lart e më lart.

    “Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve, për nderin që po i bëni Republikës sonë” shkruan Osmani në facebook.

    Postimi i plotë:

    Distria e artë!

    Sot, Distria Krasniqi, u shpall kampione e Evropës për herë të parë. Xhudistet tona të arta – të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë.

    S’ka si të jetë ndryshe! Këto arritje të tyre janë reflektim i pastër i punës së palodhshme, angazhimit në një mision me qëllim të qartë, e konsistencë në këtë drejtim.

    Ditën e parë të punës si Presidente e fillova pikërisht me Distrian dhe xhudistet tona fantastike. Atë ditë e kuptova edhe njëherë që secila nga këto vajza janë shkëndija në vete e që s’do të ndalen së shndrituri asnjëherë.Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve, për nderin që po i bëni Republikës sonë.

    Vetëm përpara e gjithnjë më fitore të reja!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!