×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Dita e fundit e afatit kalimtar: Dy klubet ku mund të transferohet Shaqiri

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 10:19

    Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, me Lazion dhe Sevillën si destinacione të mundshme të tij.


    Ndeshja kundër Lincoln City ne EFL Cup mund të ketë qenë e fundit për Xherdan Shaqirin, pasi që trajneri Jurgen Klopp nuk e sheh në planet e veta, ku pas ardhjes se Takumi Minamino dhe Diogo Jota konkurrenca ne ekipin e Liverpool është shtuar, shkruan Gazeta Express.

    Shaqiri që nga fillimi i sezonit të kaluar ka vetëm 12 paraqitje, ku edhe lëndimet e kan penguar që t’i shfaqe aftësitë e tij.

    Dy klubet të cilat kanë shfaqur interesim për 28-vjeçarin janë Lazio dhe Sevilla.

    Vlera e lojtarit sipas të kuqve është rreth 22 milionë euro.

    Vëmendja e klubeve është shtuare pas paraqitjes fenomenale ne ndeshjen kundër Lincoln City, ku triumfoi skuadra e Liverpool me rezultat 7:2, Shaqiri shënoj golin e parë nga goditja e dënimit.

    Por lojtari nuk u ftua ne asnjërën prej ndeshjeve të ardhshme të Liverpoolit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!