Kombtarja e Shqipërisë do të zbres sot (e premte) në fushë për duelin ndaj Republikës Çeke që do të luhet me fillim nga ora 20:45.
‘Kuqezinjtë’ do të kenë punë në udhëtim ndaj çekëve, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve.
Të besuarit e Sylvinhos do të tentojnë të marrin rezultat pozitiv për të lënë kështu prapa krahëve humbjen që pësuan muajin e kaluar ndaj Gjeorgjisë në ‘Air Albania’.
Momentalisht të dyja ekipet janë me pikë të barabarta me nga tri secila, andaj fitorja është e domosdoshme në përpjekje për të ‘rrëmbyer’ një nga dy vendet e para.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Shqipëria ballafaqohet me Çekin, pasi këto dy kombëtare kanë luajtur përballë njëra-tjetrës edhe në kualifikimet për Euro 2024.
Nga këto dy ndeshje bilanc më pozitiv ka Shqipëria, pasi ata kanë arritur të marrin një pikë në Pragë, ndërsa në ‘Air Albania’ kishin arritur të triumfojnë me rezultat të thellë 3-0.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.