Manchester United është rikthyer te fitoret në Premier Ligë duke e mposhtur Evertonin në udhëtim me rezultat 3-1
Evertoni ka pësuar humbjen e tretë me radhë në Premier Ligë. Skuadra e Ancelottit para disa javëve konsiderohej si një ‘Leicester i ri’ për të fituar Premier Ligën, shkruan Reporteri.net
Por, si duket tani Evertoni është rikthyer në realitet dhe sot humbi nga Manchester United, të cilët poashtu po kalojnë në një formë aspak të mirë, pavarësisht fitores së sotme.
BIG. WIN.#MUFC #EVEMUN @Chevrolet
— Manchester United (@ManUtd) November 7, 2020
Evertoni në ndeshjet e sotme kaloi i pari në epërsi me anë të Bernard që shënoi një gol të bukur në minutën e 19-të, por ‘Djajtë e Kuq’ u ringjallën shpejt duke përmbysur rezultatin me anë të Bruno Fernandes që shënoi dy herë në minutat 25′ dhe 32′.
Në fund të ndeshjes Edison Cavani shënoi golin e tretë duke vulosur fitoren e Unitedit.
Man United pas kësaj fitore ngjitet në pozitën e 13-të me 10 pikë, derisa Evertoni zë pozitën e pestë me 13 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.