×
  • Sport
  • Sport

    Djali i Drogbas transferohet në Itali

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 10:55

    Klubi nga Serie D, Folgore Caratese, e ka transferuar Isaac Drogban – djalin e legjendës Didier Drogba.


    I lindur në Paris në dhjetor të vitit 2000, ai ka luajtur për sektorin e të rinjve te Chelsea, para se të transferohej te Guingamp.

    Lajmin për transferimin e 20-vjeçarit e ka bërë klubi italian përmes faqes zyrtare, por edhe në rrjetet sociale.

    “Folgore Catanese njofton se e ka transferuar Isaac Drogban, djalin e Didier, në një kontratë afatgjate”, thuhet në njoftim.

    Babai i tij, Didier Drogba, kaloi tetë sezone te Chelsea duke shënuar 164 gola në 381 paraqitje.

    Ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë fitoi 14 trofe me Blutë duke përfshirë edhe atë të Ligës së Kampionëve në sezonin 2011/2012.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!