×
  • Sport
  • Sport

    Djali i Hashim Thaçit ia uron Granit Xhakës nominimin për Top të Artë me foto nga takimi me babain e tij

    Reporteri
    05 Shtator 2024 | 16:10

    I biri i ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, i ka bërë urim special Granit Xhakës për nominimin e tij për Topin e Artë.

    Ylli kosovar u përfshi në Top-30 futbollistët më të mirë në botë nga revista franceze “France Football”, e cila çdo vit e zgjedh lojtarin më të mirë të planetit, shkruan “Gazeta Express”.

    E në këtë vit në këtë listë prestigjioze u përfshi edhe futbollisti nga Kosova, i cili u bë shqiptari i parë dhe përfaqësuesi i parë zviceran që nominohet ndonjëherë për Topin e Artë.
    Xhaka mori urime gjithandej nga shqiptarët, dhe jo vetëm.

    Ndërkohë, atë e uroi edhe Endrit Thaçi, i cili e vendosi në Instastory një fotografi të yllit të Bayer Leverkusenit së bashku me babanë e tij.

    “Një shqiptar i nominuar me çmimin prestigjioz Ballon d’Or. I pari shqiptar, lider i Kombëtares së Zvicrës, me një arritje të jashtëzakonshme në futbollin botëror. Urime”, shkroi Endrit Thaçi në foton e takimit mes babait të tij dhe ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!