Etien Tare ka zgjedhur të ecë në gjurmët e të atit. Djali i drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tares, nuk e fsheh origjinën e tij dhe këtë e tregon hapur edhe në bisedë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Dje, teksa ka ftuar ndjekësit e tij në “Instagram” që t’i bëjnë pyetje, disa shqiptarë e kanë pyetur për pushimet në Vlorë dhe të tjerë e kanë pyetur për cilën prej përfaqësueseve do të zgjedhë që të luajë.
Tare, përveç mundësisë për të luajtur me Shqipërinë, ka shanse edhe të pasaportës italiane sepse ka lindur në Brescia, ka edhe atë gjermane për nga mëmësia.
Mirëpo, përgjigjja e djalit të ish-bomberit të Kombëtares shqiptare është një mesazh krenarie: Vetëm Shqipërinë, teksa ka postuar disa flamuj kombëtarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.