×
  • Sport
  • Sport

    Djali i Messit dhe ai i Suarezit po shkëlqejnë te skuadra e të rinjve të Barcelonës

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 17:10

    Lionel Messi dhe Luis Suarez shkëlqejnë dhe dhurojnë magji sa herë që paraqiten me skuadrën e parë, ndërsa tani edhe djemtë e tyre kanë filluar të lëjnë gjurmë te Barcelona


    Thiago Messi dhe Benjamin Suarez luajnë për skuadrën U-8 të Barcelonës dhe në ndeshjen e fundit që të dy kanë gjetur rrugën e golit, shkruan Reporteri.net

    Thiago ka shënuar dy herë me këmbën e djathtë, ndërkaq Benjamini realizoi me këmbën e majtë.

    Videot e golave të dy fëmijëve të yjeve të Barçës kanë bërë bujë në rrjetet sociale me tifozët e katalunasve që ëndërrojnë që Thiagon dhe Benjamin t’i shohin në të arhdmen në skuadrën e parë.

    Në videot e mëposhtme mund t’i shihni golat e Thiagos dhe Benjaminit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!