×
  • Sport
  • Sport

    Djali i Setien gozhdohet në Instagram: I pyeti lopët nëse Barça do ta mposhte Bayernin

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 14:10

    Laro Setien, djali i trajnerit të shkarkuar të Barcelonës, Quique Setien, është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale, pas një videoje që e kishte bërë para ndeshjes së gjigantit katalonas kundër Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


    Në video, Laro dëgjohet duke i pyetur lopët nëse Barcelona do ta fitonte Ligën e Kampionëve, transmeton Express.

    Ai e tha me shaka se përgjigja e lopëve ishte “po”. Por kjo i ka kushtuar me gozhdim në rrjetet sociale, pasi Barça jo vetëm që u mund, por u turpërua 8:2 nga Bayern Munich.

    Dhe pasi babai iu shkarkua të hënën nga roli i trajnerit të Barcelonës, gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë për 25-vjeçarin.

    Pas komenteve të shumta që i mori në postimin e tij, Laro reagoi duke u shkruar: “Për juve që po pyesni për lopët… disa prej tyre janë shtatzëna, kritikojini”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!