Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, ka deklaruar se i mungon spontaniteti i jetës normale, pasi është rritur si një superyll, teksa ka treguar se çfarë do të bënte në 48 orë liri të plotë.
Mbappe ka pohuar se ka pasur probleme me përshtatjen me famën e tij në Francë vitet e fundit dhe pretendon se nuk do të donte asgjë më shumë se të zhdukej në sfondin e jetës publike në kryeqytetin francez.
Duke folur për të Envoye Special, ai tha: “Shkuarja për të blerë bukë në furrë? Do të paguaja shumë për të bërë këso lloj gjërash, që janë të thjeshta për shumë nga njerëzit. Kam humbur spontanitetin, spontanitetin e të qenit njeri”.
I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të bëhej i padukshëm për 48 orë, Mbappe u përgjigj: “Do t’i kaloja dy ditët jashtë, kjo është e sigurt! Mund ta them pa u menduar. Të shkoja në një bar, do dilja me miqtë, qetësisht, pa ardhur njeri të më shohë. Të nesërmen në mëngjes, një paradrekë e këndshme nën diell në një tarracë, ja çfarë. Gjëra të thjeshta në jetë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.