Në Evropë ka shumë ekipe të cilat kanë krijuar një lloj ‘diktature’ apo ‘regjimi’ të tyre në ligat e shteteve të tyre.
Vitet e fundit, ekipe si Barcelona, Juventus, Bayern Munich apo edhe Paris Saint-Germain, kanë thënë fjalën e fundit në ligat e vendeve të tyre, shkruan Reporteri.net
Barcelona e ka fituar 8 herë ligën në 11 vitet e fundit, Bayerni tash e 6-7 vite, Juventusi për të 8 herë me radhë e Parisi 5 herë në 6 vitet e fundit.
Por, kur bëhet fjalë për sukses absolut, atëherë ekziston një ekip që i lë në hije të gjitha.
Skuadra greke Olympiacos, është skuadra më e madhe greke e cila ka fituar ligën e vendit hiç më pak se 44 tituj të ligës, e 27 kupa.
Ajo e ka fituar Ligën plotë 16 herë në 20 vitet e fundit, duke u bërë kështu skuadra më dominante ndër Ligat e Evropës.
Anipse nuk e ka fituar tash e dy edicione, ajo është shpallur 7-herë rresht kampion i Ligës, duke dalë AEK Athensi në skenë së fundmi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.