×
  • Sport
  • Sport

    Dominim total nga Shqipëria në pjesën e parë, shkëlqeu Rey Manaj

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 21:46

    Kombëtarja e Shqipërisë me dominim total ndaj ndaj Andorrës në pjesën e parë.

    “Kuqezinjtë” shkojnë në pushimin 15-minutësh me rezultat prej 2-0.

    Në këtë pjesë të parë shkëlqeu Rey Manaj, i cili shënoi të dy golat.

    Ai së pari e gjeti golin në minutën e 9-të të ndeshjes, pas një asistimi nga Kristjan Asllani.

    Golin e dytë e shënoi pas 10 minutave, pas një depërtimi fantastik të Armando Brojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!