×
  • Sport
  • Sport

    Donjeta Sadiku ka udhëton drejt Tokios për Lojërat Olimpike

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 7:32

    Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi, kanë udhëtuar sot (e martë) drejt Tokios së Japonisë, ku të premten hapen Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.


    Bashkë me ta ka udhëtuar edhe trajneri i notit, Besart Shala – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

    Kujtojmë që për herë të parë, Kosova ka një boksiere në Lojërat Olimpike dhe ky është një sukses i madh për vendin tonë.

    Donjeta do të boksojë në kategorinë e lehtë (57 deri 60 kg) dhe gjithashtu do të jetë boksierja e parë që përfaqëson Kosovën në festivalin më të madh sportiv në botë.

    Në bazë të orarit të Lojërave Olimpike, boksierja jonë të duelojë më 27 korrik në Kokugikan Arena

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!