×
  • Sport
  • Sport

    Dorëzohet Manchester United, coronavirus pamundëson blerjen e Sancho-s nga Dortmund

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 8:20

    Manchester United është dorëzuar përfundimisht për blerjen e ‘yllit’ të Borussia Dortmund Jadon Sancho. Kjo pasi verdhezinjtë nuk heqin dorë nga futbollisti poshtë 100 mln paundëve, një shifër e konsideruar e lartë nga ‘djajtë’, të cilët kanë ndjerë pasojat e coronavirusit.


    Sipas ‘Daily Mail’ 20-vjeçari është ëndrra e madhe e verës për Manchester United, por anglezi të paktën edhe për një vit do të jetë në Dortmund. Sancho është prodhim i akademisë së Manchester City-t, ndërsa në 2018 u shit në gjermani për 5 mln euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!