Ish-menaxheri i skuadrës së Werder Bremenit, Wili Lemke, nuk e ka pritur mirë humbjen e Dortmundit në shtëpi përballë Mainzit.
Skuadra verdhezi, sipas tij, nuk u impenjua fare duke i bërë një “nder” maincjanëve të cilët me këtë fitore siguruan qëndrimin në Bundesligë për sezonin e ardhshëm, shkruan panoramasport.
Werderi në krahun tjetër është pothuajse e rënë dhe shpresonte te ndalesa e Maincit dhe e Dyseldorfit. “Ishte një humbje e shëmtuar e Borussias. Ndihem shumë i irrituar me atë shfaqje në ‘Signal Iduna Park’.
Nuk dua të paragjykoj askënd, por fakti që Mainzi fiton lehtësisht në Dortmund është i çuditshëm. Tani duhet thënë se shpresa e vetme është që të ndalet Dusseldorfi dhe t’i fitojmë të dyja ndeshjet e mbetura”, tha Lemke për “Focus.de”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.